Begaj: Rihapja e ambasadës së Danimarkës në Tiranë, kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj pranoi letrat kredenciale te ambasadores së re të Mbretërisë së Danimarkës në Shqipëri, Louise Elisabeth Rigtrup Holmsgaard, ndërkohë rihapjen e ambasadës daneze në Tiranë, ai ka cilësuar si një kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve, transmeton Anadolu.

Në një njoftim nga Presidenca e Shqipërisë, thuhet se Begaj e cilësoi rihapjen e ambasadës daneze në Tiranë si shprehje të vullnetit të Danimarkës për të thelluar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Gjatë takimit, kreu i shtetit (Begaj) vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira politike, bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe mbështetjen e vazhdueshme për forcimin e institucioneve demokratike dhe reformave në Shqipëri”, thuhet në njoftim.

Begaj: Rihapja e ambasadës së Danimarkës në Tiranë, kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve

Gjithashtu theksohet se në takim u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik si dhe u riafirmua angazhimi i përbashkët për sigurinë Euroatlantike.

Sipas Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Danimarkës janë vendosur më 29 maj të vitit 1970. /Anadolu Agency/

Read Previous

Eurodeputetët i bëjnë thirrje BE-së të ndalojë tregtinë me produktet nga vendbanimet e paligjshme izraelite

Read Next

Gjermani, shkalla e varfërisë është rritur me 45 për qind që nga viti 1992