Rasti i Liridona Ademaj rikthehet në gjykatë, çfarë kërkon sot Naim Murseli?
Njësia A3 e termocentralit Kosova A është rikthyer në operim në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas përfundimit të ndërhyrjeve teknike.
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se janë sanuar problemet e evidentuara dhe njësia është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik.
Sipas korporatës, aktualisht A3 është në operim të rregullt dhe po funksionon në mënyrë të qëndrueshme.
“Rikthimi i njësisë në operim është rezultat i angazhimit intensiv, profesionalizmit dhe përkushtimit të ekipeve teknike, të cilat vepruan me efikasitet për eliminimin e problemeve dhe rikthimin e njësisë në funksion”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.
Korporata nuk ka dhënë hollësi për natyrën e problemeve teknike që kishin shkaktuar ndërprerjen e operimit. /KosovaPress/