Përparim Rama: Kujdesi për shëndetin e grave duhet të vazhdojë çdo ditë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar rëndësinë e kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin e grave, duke rikujtuar se përfundimi i Muajit Rozë nuk shënon edhe fundin e angazhimit për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka vlerësuar nismën “Prishtina Rozë”, e cila, sipas tij, ka bashkuar qytetarët rreth mesazhit për rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe diagnostikimit të hershëm, si hapa që mund të shpëtojnë jetë.

Ai ka bërë të ditur se Kryeqyteti po investon në përmirësimin e cilësisë dhe rritjen e qasshmërisë së shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët.

Në postimin e tij, Rama ka shprehur mirënjohje të veçantë për Violeta Piranën nga organizata joqeveritare “Renesansa”, profesionistët shëndetësorë, Drejtorinë e Shëndetësisë dhe organizatat e tjera partnere për angazhimin dhe kontributin e tyre në këtë nismë.

Mesazhi i kryetarit të Prishtinës vë në pah rëndësinë e vetëdijesimit, kontrolleve të rregullta dhe kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin e grave, përtej fushatave ndërgjegjësuese të muajit tetor. /RTKlive

Read Previous

Vrasja e Arlinda Zekajt – sekuestrohen armë, municion dhe 115 gëzhoja në shtëpinë e të dyshuarit

Read Next

Edi Rama: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me molotov