UFC 333 sjell trilogjinë Yan–Dvalishvili dhe sfidën e madhe për Volkanovskin
Artet marciale mikse (MMA) rikthehen këtë fundjavë me një nga eventet më të rëndësishme të vitit, atë UFC-333, ku do të organizohen dy duele për titullin kampion bote. Eventi zhvillohet në Abu Dhabi dhe gjithsej janë 14 duele.
Ne peshën “featherweight” (pesha 66kg), kampioni i botës në fuqi, australiani Alexander Volkanovski (28 fitore, 4 humbje) do të mbrojë titullin ndaj rusit të pamposhtur Movsar Evloev (20 fitore deri më tani).
Një përballje delikate për Volkanovski, që ka përballë një rival të fortë dhe ku shanset janë të barabarta për të dy luftëtarët.
Në peshën “bantamweight” (pesha 61kg), rusi Petr Yan (20 fitore, 5 humbje) do të mbrojë për herë të parë titullin e këtij Divizioni, titull që e ka fituar dhjetorin e kaluar.
Përballë tij do të jetë gjeorgjiani Merab Dvalishvili (21 fitore, 5 humbje). Kjo do të jetë përballja e tretë mes tyre, ku secili ka nga një fitore. Dvalishvili ka fituar në vitin 2023, ndërsa Yan u hakmorr kur fitoi titullin vjet.
UFC-333, duelet kryesore:
- Alexander Volkanovski – Movsar Evloev
- Petr Yan – Merab Dvalishvili
- Loner’er Kavanagh – Ramazan Temirov
- Alexander Volkov – Rizvan Kuniev
- Aaron Pico – Losene Keita