Mbrëmja e se mërkurës fuqizoi dhe njëherë faktin se qyteti i Gjakovës e vlerëson artin. Kur pothuajse çdo ulëse e pallatit te kultures “Asim Vokshi” ishte e zënë dhe publiku po priste me padurim fillimin e shfaqjes + 18, aktorët e së cilës i dhanë jetë kësaj shfaqje të zhanrit dramë pushtuan.
Trupa mjeshtërore përmes lojës skenike trajtuan një temë shumë interesante si një përpjekje për të dalë nga “nëntoka”, e që i bën ata të zhyten vazhdimisht e më thellë duke zbuluar botën e cila nuk ka dallim kombi, race apo feje. I kënaqur me interpretimin dhe mikpritjen u shpreh edhe regjisori Qendrim Rijani.
Drejtori i teatrit njëherit edhe aktor në këtë premierë Edi Kastrati tha se është kënaqësi që këtë premierë ta realizojnë në mënyrën më perfekte.
Mbresat e shfaqjes dhe levdatat nuk i kurseu as aktori i mirënjohur, Enver Petrovci.
“Mos u divorco nga gruaja’’, ky ishte mesazhi qe u përcoll edhe nga ana e aktorit Fatmir Spahiu.
Kjo shfaqje u përcoll me vëmendje edhe nga i pari i komunës, Ardian Gjini i cili tha se sonte aktoret performuan me plot emocion dhe profesionalizëm.
Aktorët që pushtuan skenën e tetatrit treguan per rolin e tyre dhe kërkojnë që sa më shpejt Gjakova të ketë një teatër.
Se si e pritën adhuruesit e teatrit kete shfaqje e treguan edhe duartrokitjet.