Pas protestave të dhunshme, Kumbaro: Psikologë në dispozicion të nxënësve dhe familjeve

Ministrja e Arsimit të Shiqpërisë, Mirela Kumbaro dhe kryeministri Rama, patën në një takim drejtuesit e shkollave të mesme Tiranës në mjediset e Ministrinë e Arsimit.

Ministrja Kumbaro shprehu mirënjohjen për gjithë drejtuesit e shkollave si shtylla e besimit në komunikimin me prindërit.

“Dua të shpreh mirënjohjen për secilin dhe secilën sepse kanë qenë garancia kryesore dhe shtylla e besimit tek prindërit. Në gjimnaze, ku hapësira për të abuzuar dhe keqpërdorur adoleshentët ka qenë më e madhe, kemi pasur një pjesmarrje shumë më të lartë krahasuar me ditën e premte ku niveli i mungesave ka qenë më i shtuar për shkak të frikës dhe panikut të prindërve për t’i sjellë fëmijët në shkolla në një situatë aspak normale.”

Kumbaro theksoi se në këto momente është shumë e rëndësishme mbështetja psikologjike që u ofrohet nxënësve të cilat përballen me pamje që nuk do të duhet t’i njihnin në jetën e tyre si adoleshentë, duke garantuar se procesi mësimor do të plotësohet i gjithi. Ajo njoftoi se është ngritur një ekip psikologësh.

“Kemi ngritur një ekip psikologësh të cilët do të jenë në dispozicion të familjeve, prindërve dhe fëmijët e familjeve që në një mënyrë apo në një tjetër janë përfshirë në protestat e dhunshme, mund të jenë adoleshentë të shoqëruar në polici apo pjesë e një skenari aspak të zakontë për moshën e tyre. Është detyra jonë t’u ofrojmë gjithë këshillimin psikologjik për të mos lejuar që këto trauma të jenë pjesë historikut të jetës së tyre”.

Ministrja Kumbaro përmendi edhe komunikimin e forcuar me oficerët e sigurisë gjatë këtyre ditëve. /Top Channel/

Read Previous

Përditësimet e softuerëve kosto e lartë për kompanitë

Read Next

Dosja e Belinda Ballukut hyn në një fazë të re, SPAK i komunikon akuzat përfundimtare