Mblidhen sot tri komisione parlamentare

Tri komisione parlamentare do të mbajë sot mbledhje, ku në fokus do të jenë çështjet ekonomike, shëndetësore dhe administrata publike.

Në orën 10:00, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion do të shqyrtojë Planin e Punës për sesionin vjeshtor 2026.

Po në orën 10:00, Komisioni për Shëndetësi do të shqyrtojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Ndërkaq, në orën 11:00, Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të mbajë mbledhjen e radhës, me raportimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK) në rend dite.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Read Next

Vëllai i Zahir Pajazitit flet për pasionet e heroit