Berisha: Me Ramën nuk ka dialog, mësuesit të qëndrojnë në anën e nxënësve
Mijëra protestues marshuan në disa qytete të Shteteve të Bashkuara në kuadër të protestave mbarëkombëtare “No Kings”, kundër presidentit Donald Trump, duke kërkuar të drejta të barabarta dhe pjesëmarrje më të hershme në zgjedhje.
Demonstrata u mbajtën në Uashington, Los Angeles dhe South Portland të shtetit Maine.
Në kryeqytetin amerikan, protestuesit bartën një figurë të Trumpit të punuar me letër, pranë Memorialit të Lincoln.
Në Los Angeles, turma të mëdha u mblodhën para bashkisë, ndërsa njëri nga protestuesit ishte veshur si personazhi Batman.
Shumë pankarta u bënin thirrje qytetarëve të votonin herët në zgjedhjet e mesmandatit.
Në South Portland, protestuesit u rreshtuan përgjatë rrugës, ndërsa shoferët u binin borive në shenjë mbështetjeje.
Gjatë marshimeve, folësit dhe demonstruesit kërkuan respektimin e të drejtave të barabarta.
Disa prej tyre kërkuan gjithashtu që Agjencia Amerikane e Emigracionit dhe Doganave (ICE) t’i japë fund veprimtarisë së saj.
Protestat “No Kings” janë pjesë e mobilizimit qytetar kundër politikave të administratës Trump dhe asaj që organizatorët e konsiderojnë përqendrim të tepruar të pushtetit presidencial. /Telegrafi/