Macron refuzon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm pas trazirave në Francë
Protestat kundër qeverisë kanë hyrë në ditën e shtatë, ndërsa qytetarët në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit kanë dalë në rrugë me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe dorëheqjen e qeverisë.
Protestuesit kanë nisur grumbullimin në sheshin Skënderbej në kryeqytet, ndërsa në Lezhë, Shkodër, Vlorë dhe Elbasan, një pjesë e gjimnazistëve dhe studentëve kanë bojkotuar mësimin për t’iu bashkuar protestave.
Në Lezhë, një grup gjimnazistësh kanë braktisur mësimin që në orët e para të së hënës dhe kanë nisur marshimin në rrugët e qytetit, në shenjë proteste kundër qeverisë.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj përfshirjes së nxënësve në protesta, duke paralajmëruar masa të rënda ndaj mësuesve që, sipas tij, nxisin të rinjtë të dëmtojnë institucionet arsimore.
Gjatë një deklarate për mediat, Rama u ndal te ngjarjet në Lezhë, ku pretendoi se një mësuese kishte nxitur nxënësit të thyenin xhamat e shkollës.
“ Ajo mësuese dhe ata mësues nuk kanë për ta parë më derën e shkollës dhe nuk do të marrin më asnjë lloj roli si punonjës të shtetit, kurrë më në shtet”, deklaroi kryeministri.
Rama vuri në pikëpyetje edhe qëllimin e protestave, duke ngritur pyetjen se si mund të kontribuojë në ndërtimin e një Shqipërie më demokratike dhe europiane nxitja e dhunës ndaj institucioneve.
Protestat vijojnë në një klimë të tensionuar politike, ndërsa pjesëmarrja e të rinjve dhe reagimet e qeverisë po e zhvendosin vëmendjen edhe te roli i shkollave dhe i mësuesve në zhvillimet e fundit. /RTKlive