Kumbaro: Shkollat vijojnë mësimin normalisht, mirënjohje për mësuesit
KB “Vëllaznimi” ka përforcuar skuadrën me basketbollistin amerikan Shaheed Davis, i cili rikthehet në basketbollin e Kosovës pas eksperiencës së mëparshme te Prishtina.
Davis, i gjatë 206 centimetra, luan në pozitat 4 dhe 5 dhe sjell përvojë të pasur nga basketbolli ndërkombëtar.
Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur për këto klube:
- Cantù (Itali);
- Academic Plovdiv (Bullgari);
- Lavrio (Greqi);
- Fukushima Firebonds dhe Kumamoto Volters (Japoni);
- Sheffield Sharks (Angli);
- Hapoel Eilat (Izrael);
- Al-Naft (Irak);
- Feni Industries (Maqedonia e Veriut);
- Cherkasy Mavpy (Ukrainë);
- Prishtina (Kosovë).