Kumbaro: Shkollat vijojnë mësimin normalisht, mirënjohje për mësuesit
Juventusi mund të përballet me mungesën e Francisco Conceiçaos për rreth një muaj, ndërsa kjo situatë mund të shndërrohet në një mundësi për Edon Zhegrovën që të përfitojë më shumë minuta në fushë.
Sipas raportimit të SportMediaset, anësori portugez dyshohet se ka pësuar zhvendosje të shpatullës së majtë në përplasjen e ndodhur në fund të ndeshjes kundër Lazios. Futbollisti pritet t’u nënshtrohet testeve mjekësore në JMedical, të cilat do të përcaktojnë shkallën e lëndimit dhe kohëzgjatjen e mungesës.
Nëse konfirmohet diagnoza fillestare, trajneri Luciano Spalletti mund të mos llogarisë në Conceiçao për rreth një muaj, çka do ta detyronte të kërkonte alternativa të tjera në repartin ofensiv.
Kjo mund të jetë një fat në fatkeqësi për Zhegrovën. Reprezentuesi i Kosovës synon të fitojë më shumë hapësirë te Juventusi dhe mungesa e portugezit mund t’i krijojë mundësi shtesë për të treguar cilësitë e tij dhe për të bindur stafin teknik.
Situata bëhet edhe më interesante duke pasur parasysh se Zhegrova nuk është përfshirë në listën e Juventusit për Ligën e Evropës. Kjo do të thotë se, në rast se merr më shumë minuta, ato mund t’i shfrytëzojë në ndeshjet e kampionatit italian dhe në garat e tjera vendore ku Juventusi ka të drejtë ta aktivizojë.
Megjithatë, gjithçka do të varet nga rezultatet e testeve të Conceiçaos dhe vendimet e Spallettit, i cili duhet të gjejë zgjidhjet e duhura për ta mbajtur sa më konkurrues sulmin e Juventusit. /KosovaPress/