Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dhënë detaje rreth lehtësimit të masave anti-COVID.
Komiteti tha se incidenca javore ka pësuar një ulje të ndjeshme. Nga 1 qershori maskat nuk do të jenë të detyrushem të mbahen në ambientet e jashtme, ndërkohë, ora policore nga 22:00 do të kalojë më 1 qershor në 23:00.
“Komitet mendon se ka vend për lehtësim të masave, duke filluar nga 1 qershori të hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme, por do vijojë të mbahet në ambientet e brendshme dhe transport publik. Ora policore nga 22:00 do të kalojë më 1 qershor në 23:00”, tha Rakacolli./lapsi.al