Kos: Zgjerimi i BE-së përshpejtohet, Shqipëria mbyll sot një kapitull negociues
Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në Gjakovë dhe Malishevë, ku katër persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje. Ndërkohë, policia ka konfiskuar armë dhe municion në dy raste të tjera, njëri prej të cilëve lidhet me të shtënat me armë gjatë një ahengu familjar.
Drejtoria Rajonale Gjakovë
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË NË FAMILJE
· Gjakovë 13.10.2026 – 17:00. Është raportuar se bashkëshorti-i dyshuari mashkull kosovar, posa ishte liruar nga ndalimi policor e kishte telefonuar dhe kërcënuar viktimën-bashkëshorten. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
· Malishevë 13.10.2026 – 17:00. Është raportuar se viktima është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (bashkëshorti dhe djali i saj). Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje.
· Malishevë 13.10.2026 – 21:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte tentuar t’i sulmojë me thikë prindërit e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
MBAJTJE NË PRONËSI,KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR TË ARMËVE & PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM
· Fsh. Mleqan, Malishevë 12.10.2026 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti gjatë ahengut familjar ka shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar arma me një karikator me 15 fishekë dhe 13 gëzhoja. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
· Fsh. Bitesh, Gjakovë 10.10.2026 – 10:00. Policia ka pranuar një informatë se i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri. Më 13.10.2026 njësia policore ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit ku prindi i tij e ka dorëzuar një pistoletë me 75 fishekë, 3 gëzhoja dhe lejen e armës. Sipas deklarimit të prindit, i dyshuari ndodhet në Zvicrës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.