Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, vetëm 6 deputetë morën pjesë
Trashëgimia kulturore e Kosovës është pasuruar me 13 asete të reja, të cilat janë përfshirë në listën e mbrojtjes së përkohshme. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci.
Sipas njoftimit të ministres, lista përfshin lokalitete arkeologjike, kala, kulla, shtëpi historike, si dhe komplekse industriale e familjare, të cilat dëshmojnë periudha të ndryshme historike dhe mënyra të jetesës në pjesë të ndryshme të Kosovës.
Në mesin e aseteve të përfshira në listë janë kompleksi industrial i Tulltores në Prishtinë, Gjyteti i Gjyrgjedellit në Kaçanik, Kalaja e Dafinës në Rahovec, Kulla e Asllanit në Tërdec të Drenasit, shtëpia muze e Latif Berishës në Mitrovicën e Veriut, si dhe kompleksi i familjes Çollaku në Zym të Prizrenit.
Ky proces synon identifikimin dhe vlerësimin e aseteve me vlera historike e kulturore, me qëllim të përfshirjes së tyre në mekanizmat përkatës të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.
Përfshirja në listën e mbrojtjes së përkohshme përbën një hap në ruajtjen e këtyre aseteve dhe të vlerave që ato përfaqësojnë. /RTKlive