Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë me detaje për një vjedhje të pazakontë në një gurthyes

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rajonin e Gjakovës, ku nga një gurthyes që nuk ishte në funksion prej disa vitesh janë vjedhur kabllo elektrike.

Sipas raportit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, rasti është raportuar nga një burrë kosovar, i cili ka njoftuar policinë se nga vendpunishtja e tij janë vjedhur kabllot elektrike përmes të cilave ishin të lidhura makineritë e punës.

Raporti i plotë i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë:

INCIDENTET KRIMINALE

VJEDHJE E RËNDË | Fsh. Bellanicë, Malishevë NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se nga vend punishtja e tij – gurthyes i cili nuk ishte duke operuar qe disa vite, janë vjedhur kabllo elektrike përmes të cilës kanë qenë të lidhur makineritë e punës. Rasti në hetime. /tvsyrivison/

Read Previous

Mbi 45 mijë studentë protestojnë në Gjermani kundër shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Read Next

Selimi: Brukseli po reagon nën presionin e Serbisë