Tahiri kërkon funksionalizimin e Kuvendit për strategjinë e mbrojtjes së çlirimtarëve në Hagë

Shefi i grupit parlamentar i Aleancës, Besnik Tahiri, ka folur pas mbarimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ai ka njoftuar se në këtë mbledhje ka ngritur dy çështje që, sipas tij, janë kryesore dhe do të adresohen në Kuvend.

“Qysh ka mundësi që 60 ligje në këtë kohë, të prodhojnë një kualitet, një drejtim strategjik. Ne mendojmë se ky është një problem thelbësor që do ta adresojmë në Kuvendin e Kosovës. Çështja e dytë ndërlidhet me funksionalizimin e Kuvendit në raport me detyrat që i ka rreth strategjisë shtetërore në mbrojtje të çlirimtarëve në Hagë. Këtë çështje e ngritëm. Këto janë dy tema që do t’i adresojmë”, ka deklaruar Tahiri. /RTKlive

Read Previous

Deklaratat e Kos për Specialen, Çitaku: Është normale të mos pajtohemi gjithmonë me miqtë

Read Next

​Partitë parlamentare reagojnë pas kritikave të Marta Kos për ligjin e Speciales