24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Dy raste të dhunës në familje, një i dyshuar në kërkim dhe një në mbajtje

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Gjakovë dhe Rahovec gjatë 24 orëve të fundit.

Në njërin rast, i dyshuari gjendet në kërkim policor, ndërsa në rastin tjetër është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Raporti i plotë i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë:

INCIDENTET KRIMINALE

 DHUNË NË FAMILJE

  • Gjakovë / 11.10.2026 – 12:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar atë duke e goditur me grushte. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. I dyshuari gjendet në kërkim policor.
  • Rahovec / 11.10.2026 – 10:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /tvsyrivision/

Read Previous

Gjashtë senatorë kundërshtojnë planin e Trumpit për blerjen e naftës nga Rusia

Read Next

​Mediat italiane vlerësojnë lartë Zhegrovën pas paraqitjes ndaj Cagliarit