Marc Márquez ka fituar garën Sprint të MotoGP-së në Indonezi, duke u rikthyer në krye të renditjes së përgjithshme të kampionatit botëror.
Piloti spanjoll i Ducati-t siguroi fitoren pas një gare të mbushur me incidente dhe rivalitet. Në vendin e dytë u rendit japonezi Ai Ogura me Aprilia, ndërsa podiumin e plotësoi italiani Fabio Di Giannantonio me Ducati.
Gara u karakterizua nga tensioni që në kthesën e parë, ku një manovër agresive e Márquezit u pasua nga rrëzimi i Marco Bezzecchit dhe Raúl Fernándezit. Të dy pilotët e Aprilias u detyruan ta ndërprisnin garën, ndërsa incidenti ngjalli polemika për mënyrën e parakalimit.
Jorge Martín përfitoi nga situata dhe mori kryesimin, por problemet me presionin e gomave në xhirot e fundit ia vështirësuan garën. Márquez shfrytëzoi momentin për ta kaluar dhe për të marrë vendin e parë.
Martín humbi pozicione të tjera, duke përfunduar i katërti, pas Márquezit, Ogurës dhe Di Giannantonios.
Në dhjetëshen e parë u renditën edhe Álex Márquez, Pedro Acosta, Fermín Aldeguer, Francesco Bagnaia, Fabio Quartararo dhe Álex Rins.
Me këtë fitore, Márquez siguroi pikë të rëndësishme dhe u rikthye në krye të klasifikimit të përgjithshëm të MotoGP-së.