Mbi 30 mijë euro të padeklaruara gjenden në Bërnjak

Mbi 30 mijë euro janë gjetur mbrëmë nga policia dhe zyrtarët e Doganës.

Raportohet se rasti ka ndodhur në pikën kufitare në Bërnjak.

Mjetet monetare të padeklaruara ishin gjetur brenda një hapësire të improvizuar (bunker) në një veturë, e cila ishte ndaluar për kontroll.

Rasti është marrë në trajtim nga Dogana, ku do të zhvillohen procedurat e mëtejshme lidhur me mosdeklarimin e mjeteve monetare. /Klankosova.tv/

Read Previous

Rubio: Të shqetësuar se konflikti në Ukrainë mund të përhapet në vende të tjera

Read Next

Kryeministri Kurti flet pas takimit me presidenten Shiroka-Pula