Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen
Dy raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Gjakovë, ndërsa në një rast tjetër janë gjetur disa mjete të pashpërthyera. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia e deminimit ka bërë tërheqjen e tyre pa incidente.
Drejtoria Rajonale Gjakovë
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË NË FAMILJE
· Gjakovë 06.10.2026, 16:40. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor.
· Gjakovë 06.10.2026 – 19:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është keqtrajtuar psiqikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
RASTET TJERA – NGJARJET:
GJETJE E MJETIT TË PASHËRTHYER
Gjakovë 06.10.2026, 10:04. Është raportuar se janë gjetur disa mjete të pashpërthyera, lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti i deminimit ka bërë tërheqjen e mjeteve pa ndonjë incident.