Thierry Henry flet për Cristiano Ronaldon pas zhvillimeve te Portugalia

Legjenda e futbollit francez, Thierry Henry, ka folur për Cristiano Ronaldon, në një kohë kur ylli portugez është në qendër të vëmendjes pas zhvillimeve të fundit te kombëtarja e Portugalisë.

Henry theksoi se nuk dëshiron të gjykojë se si do të përfundojë situata e Ronaldos, por preferon të fokusohet te karriera e tij, mentaliteti dhe arritjet në futboll.

“Nuk më takon mua të gjykoj se si do të përfundojë kjo. Unë flas për lojtarin, për atë që ka bërë dhe për atë që përfaqëson”, u shpreh Henry.

Ai vuri në pah përkushtimin e jashtëzakonshëm të Ronaldos ndaj futbollit dhe dëshirën e tij për të thyer rekorde, duke theksuar se këto cilësi kanë luajtur rol të rëndësishëm në formimin e tij si një prej futbollistëve më të mëdhenj të historisë.

“Më pëlqen të vë në pah mentalitetin e tij, obsesionin e tij për futbollin dhe rekordet. Pa këto obsesione, nuk do ta kishim parë kurrë lojtarin që ai është bërë. Kemi përjetuar momente të jashtëzakonshme me të”, deklaroi francezi.

Në fund, Henry shprehu respektin e tij të madh për sulmuesin portugez, duke e përmendur edhe Lionel Messin si një tjetër futbollist për të cilin ka admirim të veçantë.

“Kam respekt të jashtëzakonshëm për të, ashtu siç kam edhe për Messin”, përfundoi Henry.

/GazetaSinjali/

Read Previous

BE-ja i jep fund shqetësimeve për deficitin e Ukrainës

Read Next

​Kurti: Kemi nisur komunikimet për presidentin, kjo fundjavë është vendimtare