Policia e Kosovës: 60 aksidente dhe 2,521 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 21 aksidente me të lënduar dhe 39 të tjera me dëme materiale. Policia brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2521 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 12 persona, 6 i ka dërguar në mbajtje. /RTKlive

Read Previous

Haxhiu: Shëndeti i gruas meriton më shumë vëmendje në familje dhe institucione

Read Next

Mungesa të barnave, Bordi i SHSKUK-së kërkon masa