Trumpi e mohon se i ka ofruar Iranit lehtësim sanksionesh

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se nuk i ka ofruar Iranit asgjë për t’i dhënë fund luftës, duke hedhur poshtë raportimet e mediave që, duke cituar zyrtarë amerikanë, kanë thënë se ai ishte i gatshëm të lehtësonte sanksionet dhe të lironte fondet e ngrira, në këmbim të hapave “konkretë” lidhur me programin bërthamor të Iranit.

“Kjo nuk është e vërtetë. Unë nuk u ofrova asgjë”, ka shkruar Trumpi të hënën në Truth Social.
Axios dhe CNN raportuan, duke cituar zyrtarë amerikanë të paidentifikuar, se Trump ishte i gatshëm t’i ofronte Iranit lehtësim nga sanksionet dhe të lironte fondet iraniane, si pjesë e një marrëveshjeje përfundimtare, me kusht që Irani të tregonte “përparim konkret” për çështjen bërthamore.

Trumpi ka përmendur parandalimin e Teheranit zyrtar nga sigurimi i një bombe bërthamore si një nga objektivat kryesore të luftës, së bashku me eliminimin e aftësisë së tij për të sulmuar fqinjët dhe krijimin e kushteve që iranianët të rrëzojnë udhëheqjen e tyre.

Irani nuk ka armë bërthamore dhe mohon se dëshiron të zhvillojë të tilla, por argumenton se ka të drejtë të ketë një kapacitet vendas për prodhimin e energjisë bërthamore.

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, në një intervistë për emisionin “Face the Nation” të CBS, ka thënë se Teherani është i gatshëm për bisedime mbi programin e tij bërthamor dhe çështje të tjera, por nuk do të pranojë “ngacmime apo detyrim”.Edhe

Read Previous

Kur lojtari i Izraelit e krahasonte fushën në “Fadil Vokrri” me “stallë derrash”

Read Next

Pio dhe Sebastiano Esposito shkruajnë histori me Italinë