Avokati britanik: Shumë zhgënjyese denimi me nga 25 vite për Thaçin dhe Krasniqin

Avokati i njohur britanik, Toby Cadman, ka komentuar për Euronews vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Cadman tha se reagimi i tij i parë ishte se vendimi ishte i pritshëm, por e cilësoi zhgënjyes dënimin e lartë, veçanërisht për Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, të cilët u dënuan me nga 25 vjet burgim.

“Reagimi im i parë ishte se kjo ishte një formë e pritshme, por është shumë zhgënjyese, sidomos shkalla e lartë e dënimit. Është kohëzgjatje shumë e madhe e dënimit, sidomos për Thaçin dhe Krasniqin, që u dënuan me 25 vjet. Kur një proces është ngritur për të ndjekur penalisht vetëm njërën palë të konfliktit, veçanërisht palën që ka vuajtur më së shumti, kjo ndikon në legjitimitetin e institucionit”, tha ai.

Cadman shprehu shqetësim edhe për formulimin në vendimin e gjykatës, ku thuhet se ai është nxjerrë “në emër të popullit të Kosovës”.

“Është e vështirë që kjo të barazohet me një gjykatë të Kosovës. Ky është një tribunal ndërkombëtar në çdo aspekt, përveç emrit”, deklaroi Cadman. /Nacionale/

Read Previous

BE-ja shpreh mbështetjen për ICC-në një ditë pasi u paralajmëruan sanksione nga SHBA-ja

Read Next

Zelensky i kërkon BE-së të mos heqë nga sanksionet Usmanovin dhe Fridmanin