Bogujevci nga “Takimet e Dom Mikelit”

Ministrja për Kulturë dhe Turizëm në Kosovë, Saranda Bogujevci, ka marrë pjesë në manifestimin letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Dom Mikelit”, që u mbajt në Stubëll.

Sipas një postimi të saj, manifestimi i këtij viti iu kushtua 180-vjetorit të internimit të shqiptarëve të Malësisë së Shkupit në Turqi, duke rikthyer në vëmendje historinë e banorëve të Stubllës, Binçës, Terziajve dhe Vërnakollës.

Aktiviteti u zhvillua në ambientet e shkollës së parë shqipe, e cila sot funksionon si muze, ku u mblodhën studiues, artistë, dashamirës të kulturës dhe pjesëtarë të komunitetit të Stubllës për të kujtuar këtë pjesë të historisë.

Bogujevci ka vlerësuar rëndësinë e manifestimit në ruajtjen e kujtesës historike përmes kulturës dhe dijes.

Është kënaqësi të jesh pjesë e një manifestimi që, përmes kulturës dhe dijes, vazhdon të ruajë kujtesën tonë”, ka shkruar ajo, duke uruar organizatorët për edicionin e radhës të “Takimeve të Dom Mikelit”.

Manifestimi synon të ruajë dhe përcjellë te brezat e rinj historinë dhe trashëgiminë kulturore të kësaj treve, përmes veprimtarive letrare, kulturore dhe shkencore./KultPlus.com

Read Previous

Robotët që kërcejnë mahnitin Amerikën, Wu Yufei kalon në finalen e “America’s Got Talent”