SHBA dhe Danimarka arrijnë marrëveshje për Groenlandën pas kërcënimeve të Trumpit

Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka kanë arritur një marrëveshje lidhur me Groenlandën, pas muajsh tensionesh dhe kërcënimesh nga presidenti amerikan Donald Trump për marrjen nën kontroll të territorit autonom danez.

Sipas BBC-së, Trump ka deklaruar se marrëveshja do t’u japë Shteteve të Bashkuara “kontroll të përhershëm mbi sigurinë” dhe nevojat e tjera në Groenlandë. Megjithatë, zyrtarët danezë nuk kanë konfirmuar publikisht detajet e marrëveshjes. 

Marrëveshja vjen në një kohë kur Groenlanda ka marrë rëndësi të shtuar strategjike për shkak të pozitës së saj në Arktik dhe interesave të sigurisë së SHBA-së dhe vendeve evropiane.

Trump ka këmbëngulur prej kohësh se Groenlanda është e rëndësishme për sigurinë kombëtare amerikane, ndërsa Danimarka dhe autoritetet groenlandeze kanë kundërshtuar çdo përpjekje për ndryshimin e statusit të territorit pa pëlqimin e banorëve të tij.

Detajet e plota të marrëveshjes, përfshirë mënyrën se si do të zbatohet dhe çfarë kompetencash do të fitojë SHBA-ja, mbeten të paqarta. 

/GazetaSinjali/

Read Previous

“Haxhiu mund ta ushtrojë detyrën e presidentes deri më 4 tetor, më pas vendimmarrja mund të kontestohet”

Read Next

Kurti flet për strategji shtetërore për korrigjimin e verdiktit të Speciales: Do të bashkëpunojmë me aleatët tanë