Haradinaj i ashpër për mosreagimin e Gërvallës ndaj verdiktit të Speciales

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar mosreagimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Haradinaj tha se mungesa e një reagimi institucional vjen, sipas tij, për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet shteti.

Ai kritikoi edhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se kishte ardhur në pushtet me premtimin se do ta ndërtonte shtetin, ndërsa akuzoi edhe opozitën se po merret me interesat e veta.

“Sepse s’kemi shtet, o vëlla. Këta kanë ndërtu shtet, janë tu ndërtu shtet për vete, për dajën, për hallën, për babën, për tezet. Kanë ardhë në pushtet se pikërisht këto s’do t’i bëjnë. E e vërteta ma e keqe dhe ma e hidhur është opozita. Edhe këta nuk janë ka lodhen, veç po i kqyrin interesat e veta”, tha Haradinaj. /Klankosova.tv/

Read Previous

Tahiri: Populli i Kosovës nuk mund ta pranojë verdiktin e Hagës

Read Next

​Beckham: Messi duhet ta fitojë Topin e Artë