Ermal Sadiku: “Sonte do ta kishim votuar Hashim Thaçin për President”

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sadiku ka thënë se, nëse do të ishte mbledhur sonte me të gjithë deputetët shqiptarë, do ta votonin Hashim Thaçin për President të Republikës së Kosovës.

“Sonte isha mbledhë me krejt deputetët shqiptarë dhe e kishim votu Hashim Thaçin për President të Republikës.

100 vota.

Me ia tregu edhe Gjykatës Speciale, edhe Serbisë, në emër të kujt po marrin vendime”, ka shkruar Sadiku.

Read Previous

Verdikti i Hagës, Serwer: Amerikanët dhe evropianët duhet të ndihen të turpëruar

Read Next

​Ish-presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani: Në ç’emër flet Gjykata Speciale kur populli i Kosovës proteston?