Verdikti i Hagës, Serwer: Amerikanët dhe evropianët duhet të ndihen të turpëruar

Daniel Serwer, ka reaguar ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, duke e cilësuar situatën si të padrejtë dhe duke vënë në pah, sipas tij, kontrastin mes Kosovës dhe Serbisë.

Profesori i njohur i Universitetit “Johns Hopkins” në Washington, ka shkruar se “nuk është vetëm vendimi ai që është i padrejtë”.

Ai ka thënë se kontrasti është i dukshëm, duke iu referuar një presidenti të Kosovës, i cili, sipas tij, ishte përpjekur t’i mbronte bashkëqytetarët nga shtypja serbe dhe që tani ndodhet në burg.

Në anën tjetër, Serwer ka përmendur Serbinë, duke thënë se ajo po fuqizon një politikan që i kishte shërbyer qeverisë serbe gjatë luftës në Kosovë, ndërsa po nderon edhe një person që ai e cilëson si përgjegjës për krime të rënda në Bosnjë.

Ai ka komentuar edhe prejardhjen e procesit gjyqësor në Hagë. Sipas tij, Dhomat e Specializuara fillimisht ishin krijuar me fokus te pretendimet për trafikim organesh të përmendura në një raport të Këshillit të Evropës.

“E krijuar për t’u fokusuar te pretendimet për trafikim organesh të përmendura në një raport të Këshillit të Evropës, ajo nuk gjeti asnjë provë për t’i mbështetur ato. Kështu, ajo e zhvendosi vëmendjen te pretendimet e shërbimeve sekrete serbe”, ka shkruar Serwer transmeton Klankosova.tv.

Profesori amerikan ka kritikuar edhe qasjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane ndaj procesit.

Ai ka thënë se amerikanët dhe evropianët duhet të “ndihen të turpëruar”, duke pretenduar se këta të fundit e kanë “kriminalizuar” një lëvizje çlirimtare që më herët e kishin mbështetur dhe se drejtësia ndërkombëtare është shndërruar në “hakmarrje politike”.

Shkrimi i plotë i Serwerit:

/Klankosova.tv/

Read Previous

Britania: Krenarë me rolin tonë në parandalimin e një katastrofe humanitare në vitin 1999