OpenAI po shqyrton “ngadalësimin” e zhvillimit të inteligjencës artificiale të avancuar
Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama, ka shprehur bindjen se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të shpallen të pafajshëm nga Gjykata Speciale në Hagë.
Rama tha se vazhdon të besojë në drejtësi dhe se katër ish-krerët e UÇK-së do ta fitojnë, siç e cilësoi ai, “betejën e fundit”.
“Unë besoj prapë, jam i prirur që të besoj në drejtësi dhe po besoj që, siç thonë në ushtri, betejën mund ta humbësh, por është shumë me rëndësi luftën mos me e humb”, deklaroi Rama në “Info Magazine”.
Ai tha se Kosova ka kaluar dhe ka fituar shumë beteja ndër vite, duke shprehur bindjen se edhe kjo përballje do të përfundojë me sukses.
“Ne kemi fituar shumë beteja. E di që është beteja e fundit dhe, fatkeqësisht, ata katër dhe të tjerë që janë dënuar janë në këtë betejë. Jam shumë i bindur që do ta fitojmë edhe këtë betejë, jo vetëm ata si individë, por i gjithë populli i Kosovës”, deklaroi Rama në Klan Kosova.