Qeveria falënderon qytetarët dhe organizatorët e “Marshit për liri” në Prishtinë

everia e Republikës së Kosovës ka falënderuar organizatorët e “Marshit për liri” në Prishtinë.

Qeveria po ashtu ka shprehur mirënjohje edhe për mijëra qytetarë pjesëmarrës, për sjelljen paqësore, paraqitjen dinjitoze dhe qëndrimet e qarta të shprehura gjatë këtij organizimi.

“Marshi u zhvillua me kërkesën për lirimin e katër drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, paraburgimi i të cilëve në Dhomat e Specializuara në Hagë ka hyrë në muajin e 70-të. Qeveria vlerëson në veçanti bashkëpunimin e treguar nga organizatorët dhe pjesëmarrësit me organet e rendit dhe të sigurisë të Republikës së Kosovës, i cili kontribuoi në mbarëvajtjen e qetë dhe të sigurt të marshit”, thuhet në reagim.

Read Previous

BE thirrje të gjitha shteteve dhe palëve që ta respektojnë verdiktin e Speciales: Vendimi mund të apelohet

Read Next

Haradinaj: Mbështetja nga Prishtina do t’u japë forcë ish-krerëve të UÇK-së