Messit i dedikohet minuta e 10-të në të gjitha ndeshjet e Argjentinës
Zyrtarët e qytetit të New Yorkut kanë njoftuar një moratorium njëvjeçar për nxënësit që përdorin inteligjencën artificiale në shkollat publike fillore dhe të mesme, hapi më i fundit nga zyrtarët publikë për të vendosur udhëzime rreth teknologjisë së re në klasë.
Lëvizja nga distrikti më i madh shkollor i vendit është më kufizuesja deri më sot në të gjithë SHBA-në, megjithëse distriktet e tjera, përfshirë Los Anxhelosin, kanë thënë se po rishikojnë politikat e inteligjencës artificiale.
“Fëmijët kanë nevojë për mësues dhe lidhje njerëzore për të mësuar dhe për t’u rritur. Ata duhet të zhvillojnë aftësi së bashku me bashkëmoshatarët e tyre, të ndërtojnë marrëdhënie me edukatorët dhe të përballen vetë me probleme të vështira”, ka thënë kryebashkiaku, Zohran Mamdani në një konferencë për shtyp.
Politika do të prekë rreth 600,000 nxënës të shkollave publike deri në klasën e tetë, ndërsa nxënësit e shkollave të mesme do të lejohen të përdorin inteligjencën artificiale në disa raste.
Mësuesit do të lejohen të përdorin inteligjencën artificiale për planifikimin e mësimeve dhe detyra të tilla si planifikimi, ka thënë qyteti në një deklaratë.
Shkollat publike të qytetit të Neë Yorkut më parë vendosën një ndalim të përkohshëm të ChatGPT-së menjëherë pas lançimit të tij në vitin 2022.
Kufizimi u hoq më vonë dhe u zëvendësua nga një asistent mësimor i personalizuar, i mundësuar nga inteligjenca artificiale, sipas Microsoft, pronarit të pjesshëm të OpenAI, krijuesit të ChatGPT.