Ngjarja e rëndë në Malishevë – QKUK jep detaje për gjendjen e 26-vjeçarit që dyshohet se vrau gruan e tij

Një ngjarje e rëndë ka tronditur të dielën mbrëma fshatin Kërvasari të Malishevës, ku një 25-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën, ndërsa i plagosur ka mbetur bashkëshorti i saj i cili dyshohet për vrasjen.

Lidhur me gjendjen shëndetësore të këtij të fundit, ka dhënë detaje, zëdhënësja për komunikim në QKUK, Mirlinda Qyqalla.

Lidhur me rastin e raportuar më datë 24 gusht 2026 në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ju njoftojmë se gjendja shëndetësore e pacientit, 26-vjeçar, vazhdon të jetë e njëjtë.

Pacienti është duke marrë trajtim mjekësor dhe vazhdon të jetë nën përkujdesjen e stafit shëndetësor në Qendrën Emergjente të QKUK-së’’, ka thënë ajo për T7, përcjell Gazeta Express.

Read Previous

Kos flet për zgjerimin e BE-së: Mal i Zi favorit, Shqipëria ka përmbushur standardet

Read Next

KGJK thërret mbledhjen e radhës