Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të 22 gushtit në rrugën “UÇK” në Gjakovë, ku një 48-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një banese.
Rasti është denoncuar përmes linjës emergjente 192, pas dyshimeve se në banesë ndodhej një person pa shenja jete. Menjëherë pas informatës, në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor.
Rreth orës 00:20, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.
Sipas informacioneve të siguruara, viktima është identifikuar me inicialet F.X.
Në vendngjarje janë angazhuar edhe njësitë e Hetimeve Rajonale, ndërsa është njoftuar Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).
Për rastin janë vënë në dijeni Prokurori kujdestar për Krime të Rënda dhe Kryeprokurori, ndërsa është urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion.
Rasti është hapur si “Hetim i vdekjes”, ndërsa shkaku dhe rrethanat e vdekjes pritet të sqarohen pas rezultateve të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe hetimeve.