Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë reagon pas pamjeve në rrjete sociale, gjobit shoferin me 100 euro

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë ka ndërmarrë masa ndaj drejtuesit të një automjeti, pasi pamjet e veprimeve të tij të rrezikshme në komunikacion ishin publikuar në rrjete sociale.

Sipas Policisë, bëhet fjalë për një automjet të llojit kombi, drejtuesi i të cilit në fshatin Bërnjak të Komunës së Rahovecit kishte kryer veprime të rrezikshme në komunikacion.

Njoftimi i plotë i Policisë:

“Pas pamjeve të publikuara në rrjete sociale, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë ndërmerr masa ndaj ngasësit të automjetit

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, pas publikimit në rrjetet sociale të një video-incizimi, ka ndërmarrë veprime për identifikimin e një automjeti të llojit kombi, i cili, në fshatin Bërnjak të Komunës së Rahovecit, kishte kryer veprime të rrezikshme në komunikacion.

Nga pamjet e publikuara është vërejtur se drejtuesi i automjetit kishte ndërruar shiritin e lëvizjes në mënyrë të pakontrolluar, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafikun rrugor.

Pas ndërmarrjes së veprimeve policore dhe identifikimit të drejtuesit të automjetit, më datë 21.08.2026 ndaj tij janë ndërmarrë masat e parapara ligjore dhe i është shqiptuar gjobë në përputhje me dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor në shumën prej 100 eurosh dhe një pikë negative.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë jetën dhe sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.” /tvsyrivision/

Read Previous

​Musliu-Shoshi: Kurti nuk mund ta vendosë veten mbi Kushtetutën

Read Next

Kanabis me vlerë rreth 1 milion euro, kapet ngarkesa në Portin e Durrësit