Dhuna në familje, disa raste raportohen në rajonin e Gjakovës

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në rajonin e Gjakovës gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa një rast shtesë është raportuar nga ditët paraprake.

Raporti i plotë:

Drejtoria Rajonale Gjakovë

INCIDENTET KRIMINALE

DHUNË NË FAMILJE

  • Malishevë 18.08.2026 – 22:00. I dyshuari M/K dyshohet se kishte shkaktuar dhunë psikike dhe më pas i kishte dëmtuar veturën e babait të tij. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.
  • Gjakovë, 19.08.2026 – 12:00. I dyshuari M/K ka marrë djalin e tij nga kopshti dhe dyshohet se ka dalë jashtë Kosovës pa dijeninë e ish bashkëshortes së tij. Dyshohet se i njëjti është duke e shqetësuar në telefon. Rasti vazhdon të hetohet.
  • Gjakovë 19.08.2026 – 22:20. Është arrestuar i dyshuari M/K nën dyshimin se ka kërcënuar dhe fyer babain e tij M/K. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raport shtesë:

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 17.08.2026 – 15:00. Lidhur me rastin, më datë 19.08.2026 është arrestuar e dyshuara F/K. Me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /tvsyrivision/

Read Previous

​Messi rikthehet te goli, Inter Miami ndalet në barazim

Read Next

​Musliu: Nuk do të ndalemi deri në konstituimin e institucioneve