Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid
Microsoft ka paralajmëruar për një fushatë të organizuar spiunazhi kibernetik, e cila sipas kompanisë lidhet me shërbimet ruse të inteligjencës dhe synon mysafirët e hoteleve, qendrave të konferencave dhe vendeve të tjera publike.
Sipas paralajmërimit, objektivat kryesore janë zyrtarët shtetërorë dhe punonjësit e kompanive që udhëtojnë për arsye pune.
Pas lidhjes me rrjetin Wi-Fi të hotelit, përdoruesve u shfaqet një njoftim i rremë për përditësimin e shfletuesit ose sistemit operativ.
Në vend të përditësimit, në pajisje instalohet një program keqdashës (malware), i cili mund të vjedhë fjalëkalime, dokumente dhe të dhëna të tjera të ndjeshme.
Ai gjithashtu mund të regjistrojë çdo tast të shtypur dhe të aktivizojë kamerën dhe mikrofonin pa dijeninë e përdoruesit, shkruan abcnews.
Microsoft vlerëson se nuk bëhet fjalë për sulme të izoluara, por për një operacion të koordinuar spiunazhi kibernetik me objektiva të përzgjedhur.
Ekspertët u bëjnë thirrje udhëtarëve që të mos instalojnë përditësime të softuerit përmes dritareve që shfaqen pas lidhjes me rrjete publike Wi-Fi dhe të përdorin vetëm burime zyrtare për përditësimin e pajisjeve, pasi një lidhje falas me internetin mund të shndërrohet në një rrezik serioz për sigurinë e të dhënave.