Publikohen listat e lojtarëve të Kosovës për Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Federata e Volejbollit e Kosovës ka publikuar listat e Kombëtareve për pjesëmarrje në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, që do të mbahen në Itali nga 20 gushti deri më 3 shtator në sallën PalaMazzola.

Kombëtarja e Femrave – Grupi B

Vajzat e drejtuara nga selektori Lorik Ilazi janë shortuar në Grupin B së bashku me Turqinë, Greqinë, Algjerinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Lista e femrave:
Enkela Voci, Jona Krasniqi, Blerina Begaj, Dhuratë Sylejmani, Mihane Gashani, Venerë Kadriu, Edona Kalludra, Erta Neziri, Valmira Ramadani, Amela Llugaliu, Loresa Avdyli, Adelajda Prenga.

Stafi teknik: Lorik Ilazi – Selektor, Ylli Kadriu dhe Vlora Berisha – Nd. Trajnerë.

Kombëtarja e Meshkujve – Grupi C

Djemtë Dardanë garojnë në Grupin C, ku do të përballen me Spanjen dhe Francën.

Lista e mashkujve:
Ergon Tara, Ermal Maliqi, Erion Bajrami, Erind Qalaj, Art Visoka, Erion Qalaj, Freskim Mehmeti, Rinor Hazrolli, Alfon Qalaj, Adriatik Berisha, Shkelqim Ismajli, Rilind Gashi.

Stafi teknik: Darko Prebiracevic – Selektor, Faton Mustafa dhe Bardhyl Hajdaraj – Trajnerë.

Kosova do të përfaqësohet në të dy konkurrencat, me objektivin për ta përfaqësuar vendin me dinjitet. /KosovaPress/

Read Previous

E ardhmja ende e paqartë, Vini Jr rikthehet në stërvitje te Real Madridi

Read Next

Klubi i madh gjerman arrin marrëveshje me Fisnik Asllanin