Uellsi bëhet vendi i parë që tërheq përkrahjen për Infantinon

Uellsi është bërë vendi i parë që publikisht ka tërhequr përkrahjen që Gianni Infantino të fitojë tjetër mandat për ta drejtuar FIFA-n.

Veprimi i Uellsit pason humbjen e besimit në presidentin e FIFA-s, pas planit të tij të dështuar për të shitur aksione të Kupës së Botës tek investitorë privatë.

Federata e Futbollit e Uellsit ka konfirmuar se “ka tërhequr përkrahjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për rizgjedhje si president i FIFA-s për mandatin 2027 – 2031”.

Para planit, Infantino mori përkrahje me shkrim nga shumica e federatave nacionale.

“Dështimet e fundit në qeverisjen e mirë, proceset, lidershipin, vlerat, menaxhimin e palëve të përfshira, komunikimin dhe gjykimin e shëndoshe na kanë dërguar në një pozicion ku Infantino ka humbur besimin tonë për të qëndruar në krye të futbollit botëror. Nuk mund të pranojmë dështimin për të vënë interesat e futbollit në plan të parë”, shkruan tutje në deklaratën e Federatës së Futbollit të Uellsit.

Read Previous

Irani e mohon se do të zhvillojë negociata me SHBA-në

Read Next

Rregulla të reja në BE: Përmbajtja e gjeneruar me AI duhet të etiketohet