Buffon refuzon të rikthehet tek kombëtarja italiane

Creator: GIUSEPPE MAFFIA | Credit: NurPhoto via AFP

Gianluigi Buffon nuk do të rikthehet në kombëtaren italiane.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, rreth 10 ditë më parë Paolo Maldini dhe Leonardo kontaktuan ish-portierin e Juventusit dhe Italisë për një rol edhe më aktiv se ai që kishte pasur më parë.

Buffon ishte emëruar shef delegacioni në vitin 2023 me ardhjen e Luciano Spallettit, por dha dorëheqjen në prill 2026 pas humbjes në Zenica, pasi kishte qenë një nga mbështetësit kryesorë të emërimit të Rino Gattuso si trajner.

Ish-kampioni i botës dëgjoi propozimin e Giovanni Malagò, të përcjellë përmes Maldinit dhe Leonardos, por pas disa ditësh reflektimi vendosi ta refuzojë, edhe pse me keqardhje.

Ideja e re është plotësimi i strukturës drejtuese në “Coverciano” me dy role: menaxher i ekipit të parë dhe përgjegjës për kombëtaret e moshave. Për këtë të fundit janë përmendur emra si Gianfranco Zola, Roberto Baggio, Francesco Totti, Gianluca Zambrotta, Simone Perrotta dhe Angelo Carbone. /Telesport.al/

Read Previous

Studimi nga Universiteti i Harvardit: Imunoterapia rinovon mushkëritë dhe eliminon qelizat e plakura

Read Next

​Një goditje paralajmëruese apo një marifet publiciteti, sa të shqetësuar duhet të jemi për hakimin e OpenAI?