E konfirmon Shtëpia e Bardhë, Trump do të jetë në finale

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të jetë prezent në finalen e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës, të dielën. Këtë e konfirmoi Shtëpia e Bardhë. 

Më herët presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, tha se Trump do të dorëzojë trofeun e kampionit.

Drejtues të shteteve zakonisht paraqiten në finale. Madje kanë ndarë trofeun e Botërorit disa herë, duke përfshirë trofeun në “Rusia 2018” dhe “Katari 2022”.

Trump nuk ishte në stadium për ndonjë ndeshje të deritashme të Botërorit.

Ka bërë bujë përfshirja e Trumpit për të pezulluar dënimin e futbollistit amerikan Folarin Balogun. Ai u lejua të luajë ndaj Belgjikës ndonëse kishte karton të kuq nga ndeshja paraprake. Kjo bëri që FIFA të përballet me kritika të shumta./koha.net

Read Previous

Përvëlohet Shqipëria, temperaturat arrijnë deri në 42 gradë Celsius

Read Next

Fituesit e finales do të marrin unazat e para historike të Botërorit