Macron reagon pas eliminimit të Francës: Humbje e rëndë, por ky ekip ka të ardhme të ndritur

Spanja ka eliminuar Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

“Furia e Kuqe” triumfoi ndaj “Gjelave” me rezultat 2:0, duke siguruar kështu biletën për finalen e madhe, ku do të përballet me fituesin e duelit mes Argjentinës dhe Anglisë.

Pas eliminimit të Francës, ka reaguar presidenti francez Emmanuel Macron përmes një postimi në Facebook.

Ai e ka uruar Spanjën për kualifikimin në finale, ndërsa ka falënderuar futbollistët francezë për përkushtimin e treguar gjatë garës.

“Urime Spanjës për kualifikimin. Faleminderit “Les Bleus” që i përfaqësuan ngjyrat tona me kaq përkushtim. Humbja e sotme është e rëndë, por ky ekip është i ri dhe ka një të ardhme të ndritur”, ka shkruar Macron.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Trump kërcënon se do të bombardojë urat dhe centralet elektrike nëse Irani nuk rikthehet në bisedime

Read Next

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë