Një format i ri, e njëjta freski. Ujë Rugove sjell shishen 0.33L
Kylian Mbappe është vënë në qendër të zemërimit të tifozëve paraguajanë pas eliminimit të kombëtares së tyre nga Franca në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës.
Tensionet nisën pas përfundimit të ndeshjes Paraguaj–Francë, kur ylli francez kritikoi ndërhyrjet e ashpra të futbollistëve kundërshtarë ndaj tij. Situata u përshkallëzua edhe më tej pas përplasjes së tij verbale me senatoren paraguajane, Celeste Amarilla.
Frustrimi ndaj sulmuesit të Francës dhe Real Madridit u shfaq edhe gjatë festivalit tradicional “San Juan”, të zhvilluar në Asuncion.
Në qendër të kryeqytetit u vendos një kukull me mbishkrimin “Mbappe”, e cila më pas u dogj nga pjesëmarrësit, si shenjë pakënaqësie për eliminimin nga Botërori.
Pamjet e ngjarjes u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale dhe shkaktuan reagime të shumta.
Ndërkohë, Mbappe dhe Franca kanë siguruar kualifikimin në gjysmëfinale, ku do të përballen me fituesin e ndeshjes Spanjë–Belgjikë.