Një format i ri, e njëjta freski. Ujë Rugove sjell shishen 0.33L
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) u ka dërguar një kabllogram diplomatik më shumë se 20 ambasadave amerikane, përfshirë ato në Shqipëri, Itali, Argjentinë dhe Meksikë, duke kërkuar informacion mbi grupet e ekstremit të majtë që mund të kenë lidhje ndërkombëtare.
Siç raporton Washington Post, në kabllogramin e DASH kërkohej që ambasadat të raportonin nëse në vendet ku janë të akredituara ekzistojnë organizata të tilla, çfarë aktivitetesh zhvillojnë dhe nëse paraqesin kërcënim për interesat amerikane. Sipas burimeve të cituara, disa ambasada janë përgjigjur, por nuk kanë konfirmuar vlerësimin e administratës se bëhet fjalë për një kërcënim të madh.
Tutje raportohet se Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka ftuar përfaqësues nga më shumë se 60 vende në një takim në Washington mbi atë që administrata e quan “ringjallje të terrorizmit transnacional të ekstremit të majtë”.
Zëvendësshefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller, dhe Gorka janë ndër ata që janë më entuziastë për këtë qasje të ashpër. Gjatë një tryeze të rrumbullakët në Shtëpinë e Bardhë, Miller mbështeti përcaktimin e Antifa-s si organizatë terroriste të huaj. “Është e vërtetë”, tha Miller kur Trump e pyeti për mendimin e tij. “Ka lidhje të gjera me jashtë. Mendoj se ky do të ishte një hap shumë i vlefshëm për t’u ndërmarrë.”
Ndërsa ka edhe disa zyrtarë të administratës Trump që janë të shqetësuar rreth kësaj nisme. Njëri prej tyre i tha gazetës Post se përpjekja rrezikon të krijojë një precedent që një administratë e ardhshme demokratike mund t’i kthejë këto autoritete kundër konservatorëve. “Ideja është se po vendosni një precedent për një administratë të ardhshme të Gavin Newsom për t’i kthyer këto autoritete kundër konservatorëve”, tha zyrtari.
Duhet theksuar se ekstremi i majtë është rikthyer në vëmendje së fundmi, veçanërisht në SHBA, por edhe në shtete të tjera, të cilat Shtetet e Bashkuara i shohin si vend “armiqësor”.
Edhe në Shqipëri, lëvizjet e ekstremit të majtë kanë shkaktuar jo pak probleme, sidomos së fundmi me protestën e ashtuquajtur “Revolucioni i Flamingove”, të cilën po e përdorin si “armë” kundër SHBA-së, duke e portretizuar atë si shtet kolonialist, më shumë sesa për ta kundërshtuar projektin si të tillë dhe pretendimet se ai po i bën dëm ambientit.
Megjithatë, kjo më shumë duket si një propagandë që po e përdor e majta esktreme dhe disa rryma të tjera radikale, sesa një fakt, pasi investitorët kryesorë në Zvërnec janë dy vëllezër nga Katari, Moutaz (Mohamad Moataz) Al-Khayyat dhe Ramez Al-Khayyat../Nacionale