Pse Egjipti pa një ndeshje të Real Madridit në laptop para penalltive me Australinë?
Mohamed Salah nuk e ka harruar italishten. Pikërisht në këtë gjuhë, me një buzëqeshje, ai iu përgjigj pyetjes për një rikthim të mundshëm në Itali pas ndeshjes Australi-Egjipt, e vlefshme për 1/8 e Botërorit 2026.
Sfida përfundoi 1-1 pas kohës së rregullt dhe shtesës, ndërsa Egjipti triumfoi me penallti, duke shkruar historinë. Salah la gjurmë edhe me penalltinë e realizuar me “lugë”, në stilin e Francesco Tottit, ndaj ish-portierit të Romës, Ryan.
I intervistuar nga DAZN pas ndeshjes, ish-sulmuesi i Fiorentinës dhe Romës nuk e përjashtoi mundësinë e rikthimit në Serie A, pasi është larguar si lojtar i lirë nga Liverpool. “Ka shumë lumturi, kënaqësi dhe krenari që kemi shkruar historinë me Egjiptin. Tani Argjentina? Nuk është vetëm Messi, por një skuadër shumë e fortë”, – deklaroi Salah.
Në fund, ai la të hapur të ardhmen e tij: “Kthim në Itali? Nuk e di. Do të shohim”. /Telesport.al/