22 vjet nga masakra në burgun e Dubravës

22 vjet më parë prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999 në burgun e Dubravës është kryer njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit. Nga rreth 1 mijë të burgosur të cilët ishin në brenda këtij burgu janë gjuajtur për vrasje me bomba e armë ku janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.Në mesin e të burgosurve mbi 150 ishin nga qyteti i Gjakovës.Yll Ferizi i mbijetuari i masakrës edhe sot pas 22 vitesh i ka të freskëta kujtimet e atyre pesë ditëve kur u ballafaquan me vdekjen.

Brenda burgut të Dubravës gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë në këtë masakër, që konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve. Ylli rrëfeu njërin nga momentet më të rënda që kishte përjektuar brenda burgut.

Me 24 maj të vitit 1999 të plagosurit e shumtë  dhe të burgosurit i transferuan në burgun e Lipjanit. Të plagosurit i dërguan me kamionë ndërsa të tjerët me autobusë. Pas 16 ditësh kur edhe u nënshkrua marrëveshja në Kumanovë, pra me 10 qershor 1999 të gjithë i dërguan nëpër burgjet e Serbisë. Ende për këtë masakër nuk është dënuar askush. Të burgosurit e asaj kohe e që i mbijetuan masakrës mbesin me shpresën se bashkësia ndërkombëtare të bëjë presion mbi kryerësit e kësaj vepre makabre.

Read Previous

24 raste të divorcit nga janari deri në maj të këtij viti

Read Next

Shtyhet afati edhe për një vit për regjistrimin e pronës së paluajtshme në emër të dy bashkëshortëve