Oda Ekonomike Amerikane diskuton për gazin amerikan dhe sigurinë energjetike në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve që t`i vaksinojnë fëmijët sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit, duke theksuar se fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse që mund të shkaktojë komplikime serioze, por mund të parandalohet në mënyrë efektive përmes vaksinës MMR.
Për të informuar qytetarët, IKSHPK ka publikuar një material me përgjigje për pyetjet më të shpeshta rreth fruthit dhe vaksinës MMR.
Dokumenti përfshin informata mbi mënyrën e përhapjes së fruthit, simptomat dhe komplikimet që mund të shkaktojë, sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës MMR, orarin e vaksinimit sipas kalendarit të rregullt në Kosovë, si dhe sqarime për mitet dhe keqinformimet më të përhapura lidhur me vaksinimin.
IKSHPK ka ftuar gjithashtu qytetarët ta lexojnë dhe ta shpërndajnë materialin informues me familjarët dhe miqtë, në mënyrë që sa më shumë prindër të kenë qasje në informata të sakta dhe të kontribuojnë në parandalimin e përhapjes së fruthit. /RTKlive