Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit. Anëtarët e KQZ-së i kanë miratuar listat e kandidatëve të të gjitha partive.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, njoftoi se pas këtij vendimi, kandidatët kanë të drejtë ankese ndaj shpalljes së rezultatit në afat prej 48 orësh, duke filluar nga ora 12:00 sot, e që përfundon deri në orën 12:00 të hënën.

Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forca e parë politike me 53 ulëse.

PDK-ja do të ketë 22 deputetë në legjislaturën e re, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 18 mandate.

Aleanca do të përfaqësohet me shtatë deputetë.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja, pritet të nisin procedurat për certifikimin e tyre dhe më pas hapat për formimin e institucioneve. /Koha.net/

Read Previous

​Me cilat sporte të reja do të paraqitet Kosova në Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”?

Read Next

Mbrëmje verore në Damë Fshat