Pse Gjermania u mposht nga Ekuadori? Jurgen Klopp analizon situatën
Në Kupën e Botës 2026, sot në program janë ndeshjet e fundit në grupet L, K dhe J, ku këto përballje do të vendosin fatin e kualifikimit në fazën nokaut për disa ekipe.
Ndeshja mes Kroacisë dhe Ganës është cilësuar si “finalja” e Grupit L, pasi vetëm një pikë ndan dy kombëtaret në tabelë dhe rezultati i këtij takimi do të jetë vendimtar për kalimin më tej.
Sulmuesi i Kroacisë, Ivan Perishiq, ka theksuar besimin e skuadrës në përvojën ndaj ekipeve afrikane:
“Kroacia ka një rekord të mirë ndaj ekipeve afrikane në Kupën e Botës dhe kjo na jep besim. Por ne duhet të përmirësojmë lojën tonë dhe të shmangim gabimet”, tha ai.
Nga ana tjetër, trajneri i Ganës, Carlos Queiroz, ka ngritur shqetësime për mënyrën e gjykimit dhe presionin në ndeshje të tilla vendimtare:
“Ka shumë tension në këto ndeshje dhe vendimet e gjyqtarëve janë shumë të rëndësishme. Lojtarët duhet të jenë të kujdesshëm në reagime”, u shpreh Queiroz.
Analistët këtë përballje e shohin si shumë të ekuilibruar, me Kroacinë që pritet të kërkojë dominimin e topit, ndërsa Gana të mbështetet në kundërsulme të shpejta dhe organizim defensiv.
Kolumbia dhe Portugalia tashmë e kanë siguruar kualifikimin tutje, por përballja e tyre do të vendosë se cila do të jetë fituese e Grupit K. Ndërkaq, Republika Demokratike e Kongos synon rezultat pozitiv në duel me Uzbekistanin për të arritur një tjetër rezultat historik me paraqitjen në fazën e eliminimit direkt.
Ndërkohë, në Grupin J spikat dueli Algjeri-Austri, me të dyja ekipet që synojnë fitoren për të siguruar kalimin në mesin e 32 skuadrave më të mira. Ndërkaq, Argjentina tashmë e kualifikuar, synon që edhe ndaj Jordanisë të tregojë klasin e saj. /RTKlive
Grupi L – 23:00
- Panama – Anglia
- Kroacia – Gana
Grupi K – 01:30
- RD Kongo – Uzbekistani
- Kolumbia – Portugalia
Grupi J – 04:00
- Algjeria – Austria
- Jordania – Argjentina