Llapi dhe Dinamo përballen për një vend në Superligë

Sot nga ora 16:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas zhvillohet ndeshja e fundit e këtij edicioni në futbollin kosovar, ajo e barazhit për një vend në Superligën e Kosovës.

Dinamo e Ferizajt do të përballet me Llapin në një duel vendimtar për fatin e sezonit, ku fituesi siguron pjesëmarrjen në elitën e futbollit kosovar për edicionin e ardhshëm.

Llapi e ka mbyllur edicionin në pozitën e tetë në Superligë, me 49 pikë, ndërsa Dinamo, që synon paraqitjen e parë në elitë, e përfundoi sezonin e rregullt në vendin e katërt në Ligën e Parë me 71 pikë.

Dinamo ka ardhur deri në këtë fazë pasi triumfoi në barazhin e Ligës së Parë ndaj Lirisë me rezultat 2:0 dhe tashmë është vetëm një fitore larg historisë së promovimit në Superligë. /GazetaSinjali/

Read Previous

Hovenier: Nëse i thoni jo për gazin, SHBA-ja e humb interesin edhe më shumë

Read Next

Shtetasi amerikan pranon fajësinë për spiunazh në favor të Kinës